fbpx

Recension: Bakraçeski i shan mediat, e vet ka qenë për uikend në Greqi

 

Kah mesi i viteve të tetëdhjeta në ish-Jugosllavi, rrethanat ekonomiko-politike në filluan të përkeqësohen. Udhëheqësia kolektive e “gardës së vjetër” nuk i pranonte lajmet e këqija. Një anekdotë thotë se kur në ndonjë mbledhje të kreut shtetëror janë prezantuar analizat dhe vlerësimet e agjencive dhe mediave të huaja për gjendjen në RSFJ, dikush nga udhëheqësit ka pyetur se e kujt është ajo analizë. “E Rojtersit””“Ndaleni atë Rojtersin”, ka thënë udhëheqësi anonim i këtij “menaxhmenti epokal të krizës”.

Këtë anekdotë na e përkujtoi këto ditë kryetari i Ohrit, Bakraçeski. Qyteti nën menaxhimin e tij është OK, vetëm se mediat nuk bëjnë.

Бакрачески ги кара медиумите  а бил на викенд во ГрцијаLinku deri te artikulli origjinal: Bakraçeski i shan mediat, e vet ka qenë për uikend në Greqi

Data dhe koha e publikimit: 07.08.2014

Data e recensionit: 08.08.2014

Recensues: Stojan Sinadinov

Transmetimi i konferencës për shtyp të kryetarit të Ohrit në këtë tekst paraqet përqëndrim kkorekt në pikat kryesore, Për kryetarin, njëri nga fajtorët kryesorë për sezonin mesatar ose të keq turistik janë mediat:

“Apeli i këtillë bëhet për shkak se, sipas Bakraçeskit, nuk ka pasur ditë, që në ndonjë medie të mos publikohet ndonjë artikull tendencioz dhe jokorrekt, ku pa asnjë bazë kritikohet Ohri. Nga ana tjetër, sipas tij, gjithë verën në media nuk ka pasur ndonjë artikull afirmativ me të cilin do të promovoheshte turizmi në qytet, vlerat e tij të mirëfillta dhe përparësitë në krahasim me fshatrat dhe vendbanimet e vogla në Greqi, ku pushojnë pjesa më e madhe e turistëve nga Maqedonia.“

Mirëpo, për dallim nga mediat e tjeratë cilat gjerësisht, deri në fjalën e fundit, i transmetojnë “ofendimet” e kryetarit të Ohrit, ky tekst ofron edhe kundërargument:

“Në pyetjen se a ka qenë para disa ditësh, në kulmin e sezonit turistik në Ohr, për pushim vjetor në Greqi, kryetari u përgjigj: “Po, isha dy ditë në Greqi. Ajo që është për t’u respektuar në Greqi, Kroaci dhe në vendet  e tjera fqinje janë ishujt e mirë, uji i ngrohtë i detit, restoranet e bukura. Unë  nuk mendoj se duhe t’i situmulojmë qytetarët të mos shkojnë atje ku kanë vendosur t’i kalojnë pushimet verore”, deklaroi kryetari Bakraçeski.”

Në këtë mënyrë është ne utralizuar anshmëria e kryetarit, i cili i akuzon mediat për diçka që është pjesë e detyrave të funksionit të tij, dhe në shesh dalin kontraverzat e qëndrimeve të tij. Del se sipas statistikave të udhëheqësve të Ohrit sezoni u shkon mirë, se është rritur numri i turistëve të huaj (edhe pse ka rënë numri i atyre të vendit), mirëpo problemi qëndron vetëm te mediat që janë qëndrim negativ ndaj këtij destinacioni turistik për shkak të çmimeve dhe kushteve.

“Ai shtoi se Ohri ka edhe mungesa, të meta dhe gabime në organizimin e “sezonit veror, për të cilën ne jemi duke punuar intensivisht”, mirëpo “kritikat e qëndrueshme i pranojmë, e jo ato që janë të pavërteta dhe me të cilat i bëhet dëm qytetit”. Ai konsideron se për shkak të shkrimeve të atilla, është zvogëluar numri i turistëve të vendit, e është rritur numri i atyre të huaj.”

Thënë shkurt, komenti negativ është me nënshkrimin e tij.

Titulli i tekstit është i qartë, adekuat dhe informativ sa t’i prezantojë të dyja anët e problemit me sezonin e keq turistik në Ohër.

“Mos e vrit lajmëtarin”, thotë një thënie popullore, për shkak se lajmi që nuk ju pëlqen, ashtu ose kështu, përsëri do të arrijë. Marrëdhëniet me publikun, si pjesë e menaxhimit me krizat, aq sa nënkuptojnë zgjidhje të problemeve, po aq paraqesin edhe partneritet me mediat. Qeveria, ja, me vite hedh para për promovimin turistik të Ohrit (dhe të Maqedonisë), e njeriu i parë i saj në Ohër i shan mediat se qenkan fajtore për rezultatin e keq të sezonit të sivjemë turistik.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close