Turqi, nëntë minatorë të bllokuar pas shembjes së minierës

Nëntë minatorë janë bllokuar në një minierë qymyri  në Turqi, në krahinën e Detit të Zi, Zonguldak. Ata janë bllokuar sot pasi një pjesë e strukturës së minierës është shembur, raportoi televizioni shtetëror TRT Haber.

Miniera e cila ishte në pronësi private ishte në qarkun Dilaver, dhe punëtorët e shpëtimit kishin arritur me kohë në vendin e ngjarjes. Media të tjera raportuan ngjashëm, por nuk ka detaje të tjera.

Incidenti ndodhi tre muaj pas fatkeqësisë më të madhe industriale në Turqi, në të cilën 301 njerëz kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një minierë në Soma, 480 km në jugperëndim të Stambollit. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button