Vlorë: Kapen 40 klandestinë, dyshohen se janë mbartës të virusit Ebola

40 klandestinë që kishin ardhur nga Greqia, janë kapur sot nga forcat e policisë së qytetit.
Sipas burimeve të policisë, 40 klandestinët nga Eritrea kanë ardhur nga shteti fqinj Greqia në mënyrë ilegale në Shqipëri.

Menjëherë pas ndalimit të tyre, 5 persona i janë nënshtruar një kontrolli mjekësor për të parë nëse mbartin virusin Ebola. Kjo pasi të pestë kanë kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Kontrolli i specializuar do të konstatojë nëse ata janë të prekur nga virusi vdekjeprurës Ebola, dhe nëse po atëherë do të merren masa për parandalimin e përhapjes së tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button