Dërgonin emigrantë në Angli, banda shqiptare shkatërrohet në Spanjë

Një bandë shqiptarësh që merrej me trafikun e emigrantëve drejt Anglisë është shkatërruar sot në Spanjë. Policia spanjolle ka arrestuar më shumë se 72 persona të kësaj bande që kishin qendra në Shqipëri, Greqi dhe Itali.

Hetimi i policisë spanjolle ka filluar rreth një vit më parë, ndërsa bëhet me dije se shtetasit shqiptarë paguanin nga 500 deri në 4000 euro për tu pajisur me dokumente spanjolle false. Këto dokumente iu shërbenin atyre për të udhëtuar më tej drejt Anglisë.

Mësohet se policia spanjolle ka shkatërruar rrjetin e trafikut si dhe ka identifikuar 180 viktima të këtij trafiku, të cilët prisnin të shkonin në Angli.

Policia ka identifikuar mes 180 personave edhe 14 fëmijë. Sipas të njëjtave burime bëhet me dije se emigrantet femra mund të jenë shfrytëzuar seksualisht. Hetimet për këtë ngjajre vijojnë./ BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Back to top button