Të gjithë të dyshuarit për xhihad para Gjykatës, së shpejti fillon seanca(Video)

Gazetari i Gazetës Express bën të ditur se tash pritet të fillojë seanca dëgjimore ku do të prezantohen pretendimet e prokurorisë ndaj tyre, ndërkohë që gazetarëve nuk u lejohen që të filmojnë apo incizojnë aty.

Për shkak të numrit të madh, mund të ndodhë që vendimi nëse ata do të mbahen në paraburgim ose do të lirohen të merret nesër.

Mbi 10 të dyshuar për terrorizëm janë dërguar në Gjykatë (Video +Foto)

Mbi 10 të dyshuarit e parë, nga 40 sa janë arrestuar për terrorizëm, janë sjellë në Gjykatë.

Gjykata është e rrethuar me forca të shumta, raporton gazetari i Express.

Ndërkohë,Hamdi Ibrahimi, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë tha para gazetareve që vendimi mund të mos merret deri pasnesër, pasi që bëhet fjalë për një grupi të madh.

Ndërsa Besnik Berisha, avokati i njërit nga të dyshuarit, ka thënë se ky rast mund të jetë i motivuar nga gjithçka pos nga faktet.

“Kërkesa për arrest e prokurorisë nuk ka asnjë detaj dhe provë të ofruar” ka thënë ai.

http://www.dailymotion.com/video/x23ecb3_xhihadistet-nga-kosova-xhirim-amator_news?start=23

Lajme të ngjashme

Back to top button