Ambasadori Hasanoviq për shkak të hetimeve mbetet në Shkup

Për shkak të hetimeve që janë ngritur kundër ambasadorit të Maqedonisë në Doha, Katar, Fuad Hasanoviq, ministria e punëve të jashtme do të ngritë edhe padi në institucionet përkatëse kundër ambasadorit.

Ministria ka kërkuar kthimin e 50 mijë dollarëve, që janë plaçkitur në ambasadë derisa në detyrën e ambasadorit ishte Hasanoviq.

Nga kabineti i Presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov informojnë se do të tërhiqet vendimi për emërimin e Hasanoviq për ambasadorë të ri në Bosnje e Hercegovinë.

Hasanoviq për momentin ndodhet në Shkup por është i pakapshëm për mediat.

Lajme të ngjashme

Back to top button