Importet e Kosovës dominohen nga Serbia, eksportet nga Shqipëria

Serbia zë vendin e parë për importet e Kosovës për vitin 2013, ndërsa Shqipëria dhe Italia dominojnë eksportet.

Sipas një studimi të Open Data Albania, Republika e Kosovës në vitin 2013 ka importuar 285 milionë euro nga Serbia, 253 milionë euro nga Gjermania dhe 229 milionë euro nga Italia. Në total importet e këtij viti shënojnë vlerën e 2.4 miliardë eurove.

Eksportet

Në vitin 2005 eksportet kosovare dominoheshin nga Maqedonia, Serbia e Gjermania, ndërsa eksportet shqiptare dominoheshin nga Italia, Greqia dhe Kosova. Në vitin 2013 ky raport ka ndryshuar në favor të Italisë, Shqipërisë e Maqedonisë për eksportet kosovare, si dhe Italisë, Spanjës e Maltës për eksportet shqiptare. Shteti kosovar ka eksportuar në vitin 2013 vlerën 74 milionë euro drejt Italisë, 44 milionë euro drejt Shqipërisë dhe 26 milionë euro drejt Maqedonisë.

Importet

Për importet e kryera nga Kosova situata në vitin 2005 paraqitet në favor të Maqedonisë, Serbisë e Gjermanisë, për t’u zhvendosur drejt Serbisë, Gjermanisë e Italisë në vitin 2013. Në Shqipëri në vitin 2013 importet kryesore vinin nga Italia, Greqia e Kina. Republika e Kosovës në vitin 2013 ka importuar 285 milionë euro nga Serbia, 253 milionë euro nga Gjermania dhe 229 milionë euro nga Italia. Në total importet e këtij viti shënojnë vlerën e 2.4 miliardë eurove.

Defiçiti tregtar

Megjithatë në studim thuhet se pavarësisht se Kosova ka një vëllim tregtar më të ulët se Shqipëria, defiçitin e ka më të lartë. “Megjithëse me vëllim tregtar më të ulët se Republika e Shqipërisë, Kosova shënon Deficit Tregtar më të lartë. Në vitin 2013 Dificiti Tregtar i Republikës së Kosovës është 2.15 miliard Euro ndërsa në Republikën e Shqipërisë 1.89 miliard Euro,”” thuhet në studimin e ODA-s. Open Data Albania e ka kryer këtë hulumtim lidhur me Eksportet dhe Importet sipas shteteve si dhe Bilancin Tregtar në vitet 2005-2013 në Republikën e Kosovës. Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Institutit të Statistikave në Shqipëri. /RTK

Lajme të ngjashme

Back to top button