Nokia e re kushton veç 19 euro

Nokia 130 është destinuar vetëm për tregjet në zhvillim dhe personat që blejnë për herë të parë një celular. Pajisja kushton 19 euro (25 dollarë) pa kontratë.

Microsoft mund të ketë ndërprerë krijimin e linjës Nokia X dhe po i kalon pajisjet në Windows Phone, por kjo nuk do të thotë se kompania nuk do të përqendrohet edhe tek tregjet jo shumë të zhvilluara. Microsoft ka prezantuar dje një telefon me parametra të ulët, i quajtur Nokia 130.

Siç raporton Recode, Nokia 130 është destinuar vetëm për tregjet në zhvillim dhe personat që blejnë për herë të parë një celular. Pajisja kushton 19 euro (25 dollarë) pa kontratë. Ky telefon nuk ofron lidhje interneti dhe bën pjesë në grupin e telefonave Nokia 105 dhe Nokia 220, të cilët janë krijuar për tregjet në zhvillim.

Nokia 130 ofron mundësinë për të dëgjuar muzikë dhe për të shikuar video, si dhe posedon dritë, radio FM dhe vendin për mbushje me USB. Ky telefon i ri ka një ekran QVGA prej 1.8 inç dhe një microSD kartë prej 32GB, dhe ofron mbështetje për Bluetooth 3.0.

Jo Harlow, nënpresidenti i divizionit të telefonave të Microsoftit, shpjegoi se “mbi një miliard njerëz nuk kanë një celular dhe Microsoft nuk ka ndonjë projekt tjetër që mund t’u shërbejë këtyre klientëve. Sigurisht që të do të ishte mirë sikur këta 1 miliard njerëz të përdornin pajisjet tuaja, dhe në disa raste shërbimet tuaja të internetit. Edhe Microsoft ka si qëllim t’i bashkohet këtij biznesi, që po rritet shumë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button