Pamje rrëqethëse: Shpëtohet vogëlushi sirian nën rrënoja (VIDEO+18)

Pamjet dramatike tregojnë momentin e një fëmije të pafuqishëm që u nxorr nga rrënojat e shtëpisë së tij, pas një sulmi ajror në qytetin më të madh të Sirisë, Aleppo.

Pamjet rrënqethëse u filmuan pas një sulmi të sotshmëm në distriktin Bab al Nairab në Aleppo, ku forcat siriane lëshuan bomba nga helikopterët, duke vrarë 10 persona, transmeton TetovaSot.

Nga videoja amatore shihet edhe mrekullia e shpëtimit të djaloshit 2-3 vjeçar, ku disa persona të mbrojtjes civile kanë nxjerr vogëlushin nën rrënoja, ku njëri prej tyre bërtet arabisht:“Shpëtohet fëmija nën rrënoja në Bab Al Nairab, Zoti është më i madhi.

Lajme të ngjashme

Back to top button