Klopp: Mos prisni miqësi me Bayernin në fushë

Jurgen Klopp refuzoi të përfshihet në debatin e lindur mes Karl Hainz Rummenigge dhe Hans Joachim Watzke mbi Marko Reus

Ka entuziazëm te Borusia e Dortmundit, skuadra që është mësuar t’i ikin yjet e saj por gjithsesi sërish sfidon për trofetë më të rëndësishëm, është gati për të nisur sezonin e ri përballë Bajernit të Mynihut, me sfidën e Superkupës së Gjermanisë. Jurgen Klopp, strategu i skuadrës që i ka bërë të gjithë ta simpatizojnë për lojën, e saj, karizmatik si gjithmonë është gati për t’u dhuruar një betejë të vërtetë bavarezëve.

“ Për ne, kjo është një ndeshje e nivelit më të lartë, kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Është një takim mes dy skuadrave gjermane, që kanë vuajtur post efektet e Kupës së Botës dhe që ndoshta kanë patur fazën përgatitore më të komplikuar për shkak të mbërritjes së lojtarëve të rinj, por dhe pushimeve më të gjata të futbollistëve pas Kupës së Botës”.

Në sfidën e Superkupës së Gjermanisë, Jurgen Klopp dhe të besuarit e tij, do të kenë për herë të parë përballë si kundërshtar Robert Lewandowskin, Dortmundi shpreson që Ciro Imobbile ta bëjë të harrohet polakun që pasi u bë i famshëm me golat e tij në Signal Iduna Park, zgjodhi kalimin te Bajerni i Mynihiut,

“ Me zor presim ta shohim atë sërish. Pavarësisht faktit se ai vesh një tjetër fanellë tani, ai është një djalë i mirë. Kemi punuar me të shumë mirë dhe me sukses për një kohë të gjatë, dhe jam i sigurt se do të ketë përqafime të sinqerta për të. Pastaj do të luajmë futboll dhe ne e dimë që Levi është i programuar për sukses, por ne shpresojmë që ashtu të jemi edhe ne. të shohim se cfarë do të ndodhë”.

Jurgen Klopp refuzoi të përfshihet në debatin e lindur mes Karl Hainz Rummenigge dhe Hans Joachim Watzke mbi Marko Reus, megjithatë ironizoi me shefin ekzekutiv të Bajernit që së fundmi u përpoq të qetësojë gjakrat duke evidentuar miqësinë e lindur mes futbiollistëve të të dyja skuadrave në Brazil me kombëtaren gjermane.

“ Sinqerisht nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Ju nuk jemi të parët që përpiqeni të më bëni të flas për këtë cështje. Mirë, në fushë, edhe pse është thënë se një miqësi e re lindi gjatë Kupës së Botës, ju nuk do të shikoni ndonjë miqësi në këtë ndeshje”.

Lajme të ngjashme

Back to top button