Vdes aktori Robin Williams

Aktori Robin Williams është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni. Dyshimet kryesore të autoriteteve janë se ai ka bërë vetëvrasje.

Aktori dhe komediani Robin Williams është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Në një komunikatë të lëshuar nga policia, thuhet se vdekja po dyshohet të jetë vetëvrasje, transmeton lajmi.net.

“Këtë mëngjes e humba burrin dhe mikun tim më të mirë, ndërsa bota humbi njërin nga aktorët më të dashur e njerëzit më të bukur. Jam krejtësisht me zemër të thyer”, ka deklaruar gruaja Susan Schneider.

Williams ishte i njohur për rolet e tij në “Good Will Hunting,” “Mrs. Doubtfire,” dhe “Hook.” Ai ka fituar një çmim Oscar si aktori i dytë më i mirë në “Hunting”.

Thuhet se ai së fundmi ka qenë në depresion./ Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button