Shqiptarët rrihen me grushta për një parkim (Video)

Fjalori banal, sjelliet arrogante apo mungesa e respektit për njëri tjetrin jo pak herë janë bërë pjesë e kronikave në media ku vetë ne shqiptarët me temperament ballkanas kryejmë akte të dhunshme.

Këtë herë nga qyteti i Vlorës grushtet nuk kanë kuresyer një çiklist në mes të ditës dhe në mes të qytetit nga një drejtues automjeti. A1Report ka mundur të sigurojë këtë vidio ku ngjarja e dhunimit të një qytetari është shënuar 5 ditë më parë në lagjen e njohur si shkolla mjeksore në vlorë.

Pamjet e A1 Report tregojnë personin mbi biçikletë që kërkon që me anë të dorës makina t’i hapë rrugën, por në debat e sipër me drejtuesin e mjetit situata degradon në përdorimin e grushteve.

Skena është parë nga shumë qyetarë të ndodhur në atë zonë, ndërsa falë ndërhyrjes së një personi të tretë grushtet janë ndalur. Ngjarja është shënuar në mesditë ku ora shënon 11:35 minuta, e sikur të mos mjaftonte dhuna për të respektuar sadopak njëri tjetrin gjithçka shënohet dhë në pikun e sezonit turistik ku në Vlorë prania e tursitëve është e madhe.
Në pamje nuk duken targat e automjetit të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa të kontaktuar nga A1Report policia e Vlorës tha se menjëherë do të nisë punën për identifikimin e më pas ndëshkimin e drejtuesit të mjetit i cili ka dhunuar një qytetar duke prishur rendin dhe qetësinë publike./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button