Facebook shkel privatësinë? 25 mijë evropianë i dalin kundër!

Tashmë përdoruesit që janë të vetëdijshëm për shkeljen e privatësisë që bëhet nga Facebook, janë gjithmonë e më pak të idesë se duhet mbajtur goja e mbyllur. Në fakt janë më shumë se 25 mijë vetë që kanë marrë pjesë në aksionin ligjor të Max Schrems, student i Juridikut në Austri, i cili prej disa kohësh është i impenjuar t’i shpallë luftë kolosit amerikan. Fillimisht është hedhur kundër filialit evropian të kompanisë së Zuckerberg, në Irlandë.

Me veprimin ligjor të ndërmarrë nga studio e Schrems, “Roland ProzessFinanz AG”, Facebook akluzohet se shkel ligjet evropiane mbi privatësinë, në lidhje me një sër pikash dhe kërkon një dëmshpërblim prej 500 eurosh për çdo përdorues që ka nënshkruar në këtë kauzë. Studio, në rast fitimi, do t’i rezervojë vetes 20% të rimbursimit total.

Për të marrë pjesë në këtë aksion, mjafton të regjistrimi në faqe: në rast humbjeje, nuk do të ketë kosto në ngarkim të përdoruesve. Nga ana e vet, Facebook s’duket se shqetësohet nga ajo që ka ndërmarrë Schrems, teksa ka denoncuar vetëm fakti që dëshiron të pasurohet, vetëm duke dizinformuar. Sidoqoftë duhet thënë se është e sigurt që Facebook, disa detaje private tuajat, s’mban përgjegjësi për t’i mbajtur… fshehtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button