Subrata Roj nxjerr në shitje pronat për të dalë nga paraburgimi

Subrata Roj ka edhe një javë për t’i paguar 100 miliardë rupitë që Gjykata e Lartë e Indisë i përcaktoi si garanci për lirimin e tij nga paraburgimi.

Roj, i cili tashmë 5 muaj gjendet në burgun Tihar, ka marrë një zyrë për të dhe për dy bashkëpunëtoret e tij prej ku tenton të menaxhojë procesin e lirimit të kapitalit të “Sahara grup” për t’i mbledhur 1,6 miliardë dollarët për të dalë në liri.

Në shitje janë vendosur “Plaza” e Nju-Jork dhe “Grosvenor haus” i Londrës, hotele që konsiderohen si krenari e portofolit afarist të “Sahara”. Roj gjendet në paraburgim prej marsit për shkak të pamundësisë që t’u kthejë shuma të mëdha investitorëve të shumtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button