Pesë vetura të turistëve maqedonas kthehen nga Greqia me targa të vjedhura

Pesë turistëve nga Maqedonia të cilët kanë kaluar pushimet verore në Greqi u janë vjedhur targat e regjistrimit të veturave. Ata e kanë paraqitur rastin në vendkalimin kufitar “Mexhitlia”, njofton policia.

Në kalimin kufitarë “Bogorodicë”, është lajmëruar se veturës së tipit “Renault” me targa të Shkupit i janë marrë targat në vendin turistik “Olimpik Biç”. Pastaj është lajmëruar se një veture “Opel” me targa të Velesit gjithashtu i janë marrë targat në vendin turistik “Katerini – Paralija”.

Në kalimin kufitarë “Mexhitlija”, vjedhje ka lajmëruar L.R.A. nga Manastiri, i cili ka qenë me veturë të tipit “Passat” me targa të Shkupit, në vendin e quajtur “Paralija”, gjithashtu M.J. nga Resnja i cili ka qenë me veturë të tipit “Opel Astra” me targa të Ohrit, ka lajmëruar se i janë vjedhur targat e veturës në vendin “Olimpik Biç” dhe V.D. nga Ohri i cili ka qenë gjithashtu me veturë të tipit “Opel Astra” me targa të Ohrit dhe ka qenë në vendi e njëjtë “Olimpik Biç”.

Të gjitha pesë rastet janë lajmëruar në policinë greke. Gjithashtu me datë 27 korrik është lajmëruar nga ana e I.K dëmtim i veturës së tij. Në dy targat e veturës i është dëmtuar kodi ‘MK’ dhe disa pjesë të veturës janë ngjyrosur me ngjyrë të zezë dhe në pjesën e pasme të veturës kanë shënuar “slav”. Ngjarja ka ndodhur në vendin turistik “Leptokarija”, dhe për të njëjtin rast është lajmëruar edhe policia greke.

Lajme të ngjashme

Back to top button