Shqiptarët përbëjnë rreth 10 për qind të të punësuarve në Ministrinë e Financave

Shqiptarët e Maqedonisë edhe më tej mbeten të pa përfaqësuar në mënyrë të drejtë në institucionet me rëndësi të veçantë shtetërore. Ministria e Financave është një prej institucioneve, ku shqiptarët përbëjnë vetëm rreth 10% prej gjithsej të punësuarve; vetëm 74 shqiptarë prej 666 gjithsej në këtë ministry, transmeton Alsat.

Në vendet udhëheqëse madje është ulur numri i shqiptarëve krahasuar me shifrat e një viti më parë. Prej 10 shqiptarëve që mbanin poste drejtuese në Ministrinë e Financave gjatë vitit 2012, numri është ulur në 8. Si rrjedhojë është ulur edhe përqindja e shqiptarëve në postet drejtuese prej 10% në 8%, prej gjithsej 99 personave në këto pozita.

Ministria e Financave është e organizuar në 14 sektorë, të cilët mbulojnë funksionimin Ministrisë. Asnjë prej 14 sektorëve nuk udhëhiqet nga një shqiptarë. Ministria e Financave në një mënyrë mban përgjegjësi edhe për ngecjen e përfaqësimit në institucionet e tjera shtetërore, pasi që është ajo që duhet të jep leje për sistematizimin në institucione të administratorëve të punësuar përmes Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button