Recension: Arkeologët maqedonas e zbuluan Bilazorën – qytetin më të vjetër në Ballkan

Teksti i publikuar më tepër fsheh se sa që zbulon fakte dhe të dhëna të reja. Përmbajtja e tekstit ka konflikt thelbësor me titullin. Është e qartë përpjekja që sërish të bëhet senzacion me një temë, e cila, poashtu në mënyrë senzacionale është trajtuar edhe para pesë vitesh. Zbulimet aktuale bëjnë me dije se hulumtimet akoma janë në fazë të hershme, ndërsa tashmë plasohen zbulime epokale në suaza globale, në favor të rrënjëve antike të popullit maqedonas.

Puls24 - Makedonskite arheolozi ja otkrija Bilazora-najstariot grad na BalkanotLinku deri te artikulli origjinal: Arkeologët maqedonas e zbuluan Bilazorën – qytetin më të vjetër në Ballkan

Data dhe koha e publikimit: 12.07.2013

Data e recensionit: 10.09.2013

Recensuesi: ?oni Dimkov

Vërtetësia: Faktet në tekst janë të bazuara në supozime, të cilat gjatë hulumtimit do të duhet të dëshmohen nëpërmjet metodologjisë shkencore. Problemi kryesor me tekstin është se para se të bëhet një analizë e plotë e fakteve të zbuluara, plasoshen teza për konstatimet përfundimtare. Vërtetësia e zbulimit duhet të ketë mundësi edhe për verifikim ndërkombëtar, e jo të mbetet vetëm për përdorim lokal.

Burimet e informatave: Relevanca e burimit të shfrytëzuar për përgatitjen e tekstit nuk është kontestuese. Bëhet fjalë për një profesionist me përvojë të madhe nga fusha e arkeologjisë. Mbetet e hapur pyetja se pse nuk janë konsultuar edhe burime ose raporte të tjera të profesionistëve, që kanë punuar në hulumtime në lokacionin e njëjtë.

Përmbajtësia: Sipas listës botërore të qyteteve më të vjetra në tokën evropiane, katër vendet e para i kanë ?rgosi, Athina, Mikena dhe Pllovdivi. Themelimi i këtyre qyteteve daton në periudhën ndërmjet mileniumit të pestë dhe të tretë para erës sonë.

Nga ana tjetër, në tekst përdoren kualifikime si “qyteti i parë, më i vjetër dhe më i madh, qendër e vërtetë urbane në brendi të Ballkanit, jashtë botës helene”. Mbetet e panjohur se si qyteti Bilazora, që daton ndërmjet shekullit të pestë dhe të katërt para erës sonë, mund të jetë qyteti më i vjetër në Ballkan.

Poashtu, në tekst theksohet se supozimet për qytetin Bilazora (ose Vilazora) vijnë që nga viti 1976, ndërsa hulumtimet në këtë lokalitet kanë filluar në vitin 2008. Bashkëbiseduesi mundet, por nuk është i obliguar që t’i zbulojë të gjitha të dhënat nga historia paraprake e hulumtimit, ndërsa gazetari duhet të futet i përgatitur në temën të cilën e përpunon.

Anshmëria: Thënë thjeshtë, gazetari ka qenë i nxitur nga zbulimi epokal dhe në mënyrë të saktë i ka përcjellë deklaratat e bashkëbiseduesit, pa mos e zgjeruar temën e tekstit.Në tekst nuk ka shtrembërim klasik të të vërtetës, por fshehje të të vërtetës më të plotë. Qëllimi i artikullit është përforcimi i ndjenjave lokal-patriotike duke gjurmuar pas rrënjëve antike të kombit.

Kualiteti i titullit: Titulli i potencon tezat që në tekst janë vendosur duke u distancuar nga bashkëbiseduesi. Me qëllim që të arrihet deri te një senzacion sa më i madh, gjatë përpilimit të titullit nuk janë marrë parasysh klasifikimet “në brendi të Ballkanit” dhe “jashtë botës helene”. Poashtu, nga titulli fitohet përshtypja se bëhetj fjalë për zbulim aktual, e jo për diçka që hulumtohet tashmë pesë vjet. Për këto arsye, titulli, me dëshirën për senzacion, në fakt, dezinformon.

Fotografia: ??ksti është i shoqëruar me disa fotografi të autorizuara, të cilat në mënyrë adekuate e paraqesin gjendjen në terren.

Përfundimi: ??rritori i Republikës së Maqedonisë qëndron mbi qindra lokalitete arkeologjike që janë zbuluar ose presin për t’u zbuluar. Si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, hulumtimit të lokaliteteve duhet qasur e metodologji shkencore, e jo me qëllim që të shkaktohen senzacione. Kjo veçanërisht nuk duhet bërë nëse senzacionet e tilla kanë vetëm përdorim të brendshëm dhe lokal-patriotik, që është edhe rasti me këtë artikull.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button