Recension: I ka rënë me kokë dhe ia ka thyer hundën – Serbja gjatë do ta mbajë mend udhëtimin nëpër Maqedoni

Është e saktë thënia se vitrin e shet mallin, mirëpo e saktë është edhe ajo se në atë mënyrë mund të shesësh një herë. Pas kësaj, kur ajo që është vënë në vitrinë nuk përkon me produktin e paketuar, blerësi çdo herë do të mendohet dy herë para se të hyjë në shitoren e njëjtë, ose asnjëherë nuk do të blejë më atje.

Ashtu është edhe me gazetarinë. Titulli dhe fotografia shesin, mirëpo ato duhet të jenë adekuate, të jenë esenca e përmbajtjes së lajmit. Në rastin e tekstit që e recensojmë, kjo nuk është ashtu. Prandaj, edhe kanë reaguar lexuesit e Shërbimit tonë për verifikimin e fakteve në media dhe na propozuan ta recensojmë. Në propozimin e tij lexuesi ynë thotë:

“A është gazetaria në Maqedoni në gjendje aq dëshpëruese sa një medie e këtillë e shikuar, numri i ndjekësve dhe shikuesve të së cilës është mbi mesataren e çdo medieje tjetër, i lejon vetes që nëpërmjet dy apo tre truqeve ta tërheqë vëmendjen e lexuesve? A nuk mund të shkruhet diçka e mirë, për diçka më të mençur?”

Vlerësime mjaft të ashpra. Le ta shohim se a ka argumente për një pohim të këtillë.

08052014-Sitel-Skrsen-nosLinku deri te artikulli origjinal: I ka rënë me kokë dhe ia ka thyer hundën – Serbja gjatë do ta mbajë mend udhëtimin nëpër Maqedoni

Data e publikimit: 30.07.2014 – 11:22

Data e recensionit: 05.08.2014

Recensues: Zоran Bojarovski

Ku qëndron truku, për të cilin flet lexuesi ynë? Krahasimi i kujdesshëm i titullit dhe i përmbajtjes, e zbulon përgjigjen në këtë pyetje. Titulli sugjeron se gjatë pushimeve verore, dikush në nevdin tonë, ndonjë turisteje nga një vend i huaj, me sulm brutal i ka shkaktuar lëndime.

Lexuesi mesatar e lexon titullin që sugjeron se në vendin tonë ka qëndrim armiqësor ndaj të huajve, e kur është theksuar përkatësia kombëtare e të lënduarës, orientohet edhe për armiqësi mu ndaj qytetarëve të atij vendi.

Mirëpo kur do ta lexoni lajmin do ta shihni se aspak nuk është ashtu siç sugjeron titulli. Bëhetë fjalë për një incident të pahijshëm, që ka ndodhur në autobus, në të cilin qytetarët e një vendi fqinj kanë qenë duke udhëtuar kalimthi nëpër vendin tonë.

Prandaj, ky lajm nuk është me interes publik, dhe si e dyta: Pse ka nevojë të theksohet përkatësia nacionale ose etnike e personazheve të këtij lajmi. Aspak nuk ka nevojë për një gjë të tillë… Në mënyrën si është publikuar lajmi, duke e theksuar përkatësinë etnike ose nacionale, përmbajtja gazetareske vetëm se i aktivizon stereotipet dhe paragjykimet si dhe i ushqen dhe i afirmon ato, e kjo nuk është pjesë e praktikave të mira gazetareske.

Ja se për çka e tërheq vërejtjen doracaku “Еtika në gazetari” (Т. Çausidis/Z.Bojarovski, SHGM, 2012):

“Qasja gazetareske me të cilat mediat i prezentojnë grupet e caktuara shoqërore, mënyra se si fokusohen ose i përshkruajnë dukuritë negative dhe proceset, mund hapur ose në mënyrë suptile të nxisë stereotipe, etnocentrizëm, ksenofobi dhe gjuhën e urretjes.”

Çështje tjetër është ajo se kjo përmbajtje mediatike nuk ka burime, nuk ka gjithëpërfshirje në kuptim të prezantimit të të gjitha palëve…, por kjo, është e qartë, nuk është me rëndësi për autorët e këtij teksti.

Në fakt, në favor të asaj se lexuesi e shërbimit tonë ka të drejtë që e ka propozuar këtë tekst për recension, flasin edhe komentet për këtë tekst në portalin ku është publikuar, ku theksohen vërejtjet e njëjta.

Lajme të ngjashme

Back to top button