Shqipëri, policia me kamera live për të shmangur rryshfetet

Një ndër fenomenet më të përhapura negative në veprimtarinë e përditshme të punonjësve të Policisë duhet të reduktohet në minimum, pasi drejtuesit e rinj të ministrisë së Brendshme kanë menduar të krijojnë një Central Elektronik kontrolli të vazhdueshëm.

Sipas ekspertëve të angazhuar në reformimin e strukturave dhe kompetencave të Policisë së Shtetit, çdo makinë e Policisë në shërbim do të jetë detyrimisht e pajisur me një kamer, përveç radios që siguron ndërlidhjen në audio.

Në këtë mënyrë, Qendra do të jetë në gjendje që të kontrollojë makinën që mund të kenë ndaluar policët, të gjitha veprimet që do të kryejnë këta të fundit me shoferin e pasagjerët, për të bërë të mundur ndëshkimin për çdo rast që konstatohet se është dhënë e pranuar rryshfet për shkak të detyrës.

Projekti është i vështirë për t’u realizuar, por jo i pamundur, venë në dukje specialistët e fushës. Aq më tepër, kur do të sigurohet një asistencë e premtuar financiare e teknike nga homologët evropianë e amerikanë.

Makinat e patrullave të pajisura me kamera, GPS e radio do të ofronin maksimumin e ndërlidhjes dhe bashkëveprimit, si dhe të kontrollit, krahasuar me veprimtarinë e deritanishme të Policisë, raporton A1 Report.

Testimi

Burime nga ministria e Brendshme vunë në dukje se një ekip i përbërë me ekspertë të Policisë, vendas e të huaj, do të merret për të paktën një muaj me studimin e dosjeve dhe testimet fizike e të njohurive profesionale të plot 9.836 punonjësve aktualë të Policisë së Shtetit, për të verifikuar se sa u përgjigjen kritereve aktuale të caktuara për punonjësin e Policisë së Shtetit, por edhe atyre që mendohet të adoptohen ndërkohë, që t’u përgjigjen kërkesave të perspektivës së luftës kundër kriminalitetit.

Në këtë ekip testimi, gjithnjë sipas të njejtave burime, do të marrin pjesë oficerë të policisë, me gradë drejtues dhe drejtues i parë, që mund të jenë larguar me urdhëra politikë apo të kenë dalë në pension. Po kështu, në ekip do të jetë një këshilltar amerikan, përfaqësues të ICITAP-it e PAMECA-s. Në ekip do të bashkëpunojnë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, kryesisht drejtues të shoqatave të punonjësve të Policisë.

Kontrolli dokumentar

Dosjet, gradat, dëftesat e policisë, tani në skaner
Të dhënat e grumbulluara nga zyrat e burimeve njerëzore pranë institucioneve të Policisë së Shtetit do të venë në dispozicion të grupit të verifikimit të gjitha dosjet e punonjësve aktualë. Në to, do të merret në shqyrtim vërtetësia e dëftesave shkollore, çertifikatave të aftësimit, mënyra e marrjes së tyre, procesi i pajisjes me gradat. Të gjitha mangësitë do të ndëshkohen me largimin nga rradhët e Policisë, duke qenë se ështe papajtueshme me këtë rol që një pjesëtar të ketë mashtruar me dokument të rremë.

Kontrolli elektronik

Makinat e patrullave të pajisura me kamera, GPS e radio do të ofronin maksimumin e ndërlidhjes dhe bashkëveprimit, si dhe të kontrollit, krahasuar me veprimtarinë e deritanishme të Policisë. http://www.albeu.com/shqiperi/policia-me-kamera-live-per-te-shmangur-rryshfetet/125903/

Lajme të ngjashme

Back to top button