Përfundon afati për paraqitjen e pjesëmarrësve në masën për shlyerjen e borxheve

Kompanitë e interesuara të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në masën qeveritare për shlyerjen e borxheve të kategorive të prekura mund të paraqiten deri të hënën.

Pritet pas përfundimit të këtij afati, së shpejti të publikohet shpallje për paraqitjen e qytetarëve të interesuar për shlyerjen e borxheve për energji elektrike, energji termike, taksën radiodifuzive dhe për kartelat në banka.

E gjithë procedura për shlyerjen e borxheve të kategorive të prekura të qytetarëve pritet të përfundojë deri në tetor, ndërsa vlerësohet se do të përfshijnë midis 50.000 dhe 100.000 qytetarë, gjë që, varet nga ajo se sa do të paraqiten.

Kërkesat për shlyerjen e borxheve qytetarët do t’i shtrojnë në qendrat për punë sociale në vendin e jetesës në afat prej 30 ditëve nga publikimi i thirrjes nga ana e Ministrisë së Financave, ndërsa për pranimin e kërkesës do të vendos një komision i veçantë i formuar nga ministri i Punës dhe Politikës Sociale.

Do të shlyhen borxhe të cilat janë bërë deri më 31 dhjetor të vitit 2014, ndërsa në bazë të harxhimit të energjisë elektrike, energjisë për ngrohje, për kartela kreditore, tejkalimin e llogarive transaksionare dhe kredive të konsumatorëve të klasifikuara në kategorinë G dhe D nga ana e bankave, ndërsa të cilat nuk janë siguruar, si dhe për taksën radiodifuzive.

Me masën bashkë me borxhin kryesor është paraparë të shlyhet interesi, si dhe shpenzimet për noterë dhe përmarues.

Për borxhin e shlyer kreditorët, gjegjësisht bankat, EVN, Ngrohtorja do të marrin të drejtën e kredisë tatimore në lartësi të një për qindje të caktuar të borxhit i cili nuk do të jetë më shumë se 10 për qind e borxhit të shlyer.

Me këtë masë shlyhen borxhet e tri kategorive më të prekura të qytetarëve, gjegjësisht pranuesve të asistencës sociale dhe ndihmës së përhershme në të holla, personave të papunë të cilët i ekspozohen rrezikut social për shkak vdekjes së bashkëshortit apo invaliditetit ose ndonjë sëmundje më të rëndë të cilat kanë ndodhur në pesë vitet e fundit.

Kusht për dy kategoritë e para për ta shfrytëzuar këtë masë është të mos kenë realizuar të ardhura shtesë më të mëdha se 105.600 denarë në vitin 2013 dhe të mos posedojnë pronë tjetër përveç shtëpisë apo banesës në të cilën jetojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button