Fillon dhënia e maturës në afatin e gushtit

Maturantët sot do japin provimin në lëndën e parë eksterne nga afati gushtit për maturën shtetërore – gjuhën amë (maqedonase, shqipe apo turke) dhe literaturë.

Në afatin e gushtit do të japin provimin 3.647 nxënës të viteve të fundit të shkollave të mesme të cilët me arsye nuk i janë nënshtruar maturës shtetërore në afatin e qershorit dhe nxënësit të cilët nuk kanë arritur të japin provimin në ndonjë lëndë në po të njëjtin afat.

Nga ky vit shkollor maturën shtetërore nxënësit do ta japin sipas konceptit të ri një plus tre, gjegjësisht do të japin provimin në tre lëndë eksterne dhe një interne.

Në afatin e gushtit, nxënësit nga vitet e fundit të cilët kanë zgjedhur gjuhë të huaja do të japin provimin më 13 gusht, më datën 14-të do të jepet provimi nga lënda e matematikës (niveli themelor dhe i avancuar), estetikë dhe filozofi dhe më 16 gusht – kimi, fizikë, biologji, histori dhe biznes.

Lëndët interene maturantët do t’i japin më 19-të deri 23 gusht, ndërsa prezantimi dhe mbrojtja e detyrës projektuese do të zbatohet nga 19 deri më 22 gusht.

Matura shtetërore në gusht do të realizohet në 21 shkolla në mbarë shtetin, ndërsa orari i nxënësve në cilën shkollë do të japin provimin është publikuar në ueb faqen e Qendrës shtetërore për provime matura.gov.mk. Si dhe në afatin e qershorit, dhe tani të gjitha provimet fillojnë nga ora 10.

Rezultatet preliminare nga matura shtetërore do të jenë në dispozicion më vonë 30 ditë nga dhënia e provimit të fundit ekstern. Nxënësit të cilët nuk do të jenë të kënaqur nga nota e marrë për ndonjë lëndë kanë të drejtë në ankesë, e cila duhet të parashtrohet deri te shkolla.

Pas përfundimit të procesit të ankesave do të publikohen rezultatet përfundimtare nga matura shtetërore nga afati i gushtit.

Lajme të ngjashme

Back to top button