Tani tableta komandohet me sy

Një tjetër hap është hedhur në rrugën e ndërthurjes së teknologjisë me njeriun në ditët e fundit. Një sistem i ri për kontrollin e kompjuterit me lëvizjen e syve është nxjerrë në treg nga kompania suedeze “Tobii”.

Quhet Eye Mobile dhe parashikon një përbërje hardware dhe software që përshtaten për një tabletë, që përputhet me atë të Windows, Surface Pro dhe me Dell Latitude 10.

Eye Mobile paraqitet në një formë mbështetëse mbi të cilën mund të vendoset tableta dhe mjeti përmban teknologjinë e gjurmimit të syrit. Një software merret me aktivizimin e pjesës periferike me sistemin operativ.

Me t’u instaluar hardware-i dhe software-i ekuilibrohet ndjeshmëria e sensorit të gjurmimit të syrit, operacion që kërkon më pak se një minutë, dhe mund të fillojë përdorimi i ekranit njësoj si me një mouse.

Kontrollet kryesore shfaqen në një rrjet anësor të ngjashëm me “Charm bar” të Windows 8 dhe personalizohen në bazë të kërkesave të përdoruesit.

Për të zgjedhur një tast të menusë, si dhe për të lokalizuar ikonat në ekran është e mjaftueshme ta fiksosh atë në ekran derisa ajo të ndizet.

Lajme të ngjashme

Back to top button