Françeska e BB, luan poker dhe fiton …

Ajo nuk e fshehu asnjëherë që ishte shumë e dhënë pas parasë, qëkur ishte në lojën e “Big Brother 5”. Edhe pse në atë lojë nuk mundi dot të fitonte çmimin e madh, duket se paraja e do Françeskën.

Ajo ka postuar vetë disa foto në profilin e saj në “Facebook”, ku pohon se ka mundur të fitojë shumën prej 15 mijë eurosh gjatë një lojë pokeri me disa miq, në një club të njohur në Tiranë.

Vajza nga Vlora pohon se: ”më pëlqejnë lojërat e fatit, i kam provuar, por jo s’e luaj përditë”. 20-vjeçarja, e cila disa ditë më parë realizoi një set të nxehtë fotosh, që u botuan në faqet e shtypit rozë, këtë vit do të nisë dhe studimet e larta në Universitetin e Durrësit, në Degën “Asistente administrative”.

Ajo e ka ndarë me miqtë këtë lajm, duke pohuar se e ka fituar këtë degë në bazë të kategorizimit sipas pikëve që ka marrë, 4500 pikë. Gjithsesi, ambicia e saj mbetet gazetaria dhe puna në televizion, për të cilën është ende në bisedime.

Lajme të ngjashme

Back to top button