Juventusi i fortë për yjet e Australisë (Video)

Yjet e futbollit në ligën australiane, A-League, kanë pësuar disfatë në sfidën e tyre miqësore kundër Juventusit.

Ndeshja e zhvilluar në Australi përfundoi 3:2 në të mirë të skuadrës kampione italiane.

Carrusca dhe Juriq shënuan golat për skuadrën vendase, teksa Llorente, Pogba dhe një gol i vonshëm i Pepes ia siguroi fitoren italianëve.

Për Yjet e A-Leagues, titullar luajti sulmuesi kosovar, Besart Berisha. Ai u aktivizua gjerë në minutën e 75-të, duke pasur një paraqitje tejet të mirë.

Vlen të veҫohet rasti i tij në pjesën e parë, kur vetëm një shkëputje fantastike e Buffon e shpëtoi Juventusin pa pësuar gol pas gjuajtjes së Besartit.

Lajme të ngjashme

Back to top button