Qeveria e Maqedonisë: Ushtarët grek nxisin urrejtje ndërshtetërore

Qeveria e Maqedonisë ashpër ka protestuar ndaj vokabalurit të cilët përdorin ushtarët grek i cili njëherësh po bëhet mjet edhe në kohët e tanishme. Këto akte, sipas Qeverisë së Maqedonisë nxisin urrejtje ndërshtetërore.

“Qeveria ndërmerr gjitha hapat diplomatike për të dënuar këto ndodhi në Greqi të cilët nuk sjellin promovimin e fqinjësisë së mirë dhe frymës së bashkëpunimit. Shqetëson fakti që këto dukuri të pahijshme dhe jocivilizuese me vite përsëriten në Greqi, ndërsa opinioni nuk mban mend të ketë falje zyrtare nga autoritetet e atjeshme.

Me siguri nuk u pengon kur maqedonas, shqiptarë apo turq ua lënë paratë si turistë, ndërsa jashtë saj këndojnë “se do ua thithin gjakun’”, thuhet në komunikatën e sotme të Qeverisë. “BE këtë e hesht dhe e toleron, por nuk duhet. Kur bëhet fjalë për fjalor të këtillë dhe qasje të Greqisë të cilët reflektojnë e promovojnë nacionalizëm të dhunshëm, heshtet. Për të mirën e idesë evropiane është e domosdoshme që këto praktika të dënohen ashpër”, thonë në Qeveri.

Lajme të ngjashme

Back to top button