Mustafa: Fleni rehat

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se qeverisja me bërthamë LDK-AAK-NISMA do të jetë e qëndrueshme dhe me kohezion të plotë.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

Do të qeverism pa kushte. Rrugën e dimë. Ne arritëm të bëjmë një marrëveshje LDK, AAK, Nisma, të komunikojmë me VV dhe partitë e komunitetit joshumicë; të mbajmë një sjellje normale dhe demokratike edhe ndaj PDK-së dhe partive të koalicionit të saj. Ky është vullneti ynë dhe kultura jonë politike. Prandaj të gjithë ata që brengosen se do të jemi të kushtëzuar nga ky apo ai subjekt në qeverisjen e ardhshme, iu them të flenë rehat. Qeverisja me bërthamë LDK, AAK dhe Nisma do të jetë e qëndrueshme dhe me kohezion të plotë. Do të punojmë në interes dhe në të mirë të Kosovës.(sic)

Lajme të ngjashme

Back to top button