Shkupi e Vllazërimi e nisin me këmbë të mbarë

Shkupi e ka nisur mbarë sezonin e ri futbollistik 2014/2015 në kuadër të garave të Ligëd së Dytë Futbollistike të Maqedonisë, ku në ndeshjen e zhvilluar në Çair, e mundi Dritën e Bogovinës me rezultatin 3:1.

Bardhekaltërtit nga Çairi e kishin paralajmëruar se “Drita nuk do mundë ti fitojë këtë ndeshje, përveq se do të gabonin shkupjanët”, kjo ishte deklarata para ndeshjes e trajnerit Zekerija Ramadani, që doli të jetë e saktë. Por edhe Drita kishte momentet e saja në këtë ndeshje të zhvilluar para më shumë se 1000 shikuesve që ishin grumbulluar në shkallët e stadiumit në Çair.

Edhe pse në pjesën e parë ka dominuar me lojë skuadra e Dritës, Shkupi ka arritur të mbajë kontrollin dhe në momentin e parë që ju dha rasti shënuan gol. Pikërisht ishte futbollisti Dimitrija Llazarevski që në ndeshjen e tij të parë zyrtare debutoi me gol, që edhe gëzoi tifozët e shumtë në tribunë.

Ky gol ishte i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa vetëm pas 12 minutave lojë në pjesën e dytë, veterani në radhët e Shkupit, Goran Stankovski shënoi në rrjetin e portierit Ilçe Petrovski, duke rritur epërsinë e vendasve në 2:0.

Shpresat e mysafirëve nga Bogovina për një çast i riktheu mbrojtësi Igor Savevski, i cili shënoi në minutën e 72-të. Mirëpo përsëri në skenë ishte veterani Goran Stankovski, i cili pas asistimit të mrekullueshëm të Ardian Nuhiut, që ishte në formë të mrekullueshme sot, shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Shkupin.

Vlen të përmendim se me lojë të mirë janë treguar edhe mbrojtësi Kallaba që arriti në dy raste të shpëtoj portën e portierit Suat Zendeli, ndërsa futbollisti i Dritës Ertan Hasan ishte i pafat kur me kokë dërgoi topin vetëm në shtyllë.

Shkupi ka marrë tri pikë të mëdha në rrugëtimin e tij për inkuadrim në Ligën e Parë. / Portalb /

Ja të gjitha rezultatet e xhiros së parë:

Shkupi – Drita 3:1

Vëllazërimi – Napredoku 3:1

EuroMilku – Kozhuvi 1:1

“Skopje” – Gostivari 0:0

Mlladosti – Makedonija Gj.P. 1:1

Lajme të ngjashme

Back to top button