Totti kritikon Juventusin për shitjen e Del Pieros

Legjenda e Romës i cili ka rinovuar kontratën me këtë skuadër, Francesco Totti ka kritikuar Juventusin, për shitjen e legjendës, Del Piero duke shtuar se lojtarët si ai nuk duhet të trajtohen në atë mënyrë.

“Vendimi për të shkuar në Australi ishte vendim personal, por ai ishte simbol i Juventusit, edhe pse nuk u trajtuar në atë mënyrë”.

“Ai nuk është trajtuar siq jam trajtuar unë te Roma, dhe jam shumë i zhgënjyer për këtë gjë. Unë jam shumë i lumtur që do vazhdojë të luaj me këtë fanellë”, ishin fjkalët e Tottit.

Totti filloi të luante me Romën që nga viti 1992, dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e skuadrës, gjithashtu lojtari me më shumë paraqitje.

Lajme të ngjashme

Back to top button