Neuer i ‘etur’ për të fituar më shumë tituj me Bayernin

Portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer ka pranuar se ai është i ‘uritur dhe ambicioz’ që ekipi i tij të vazhdojë të fitojë tituj të tjerë sezonin e ardhshëm.

Neuer fitoi çmimin si portieri më i mirë i Kampionatit Botëror, ku u shpall kampion me kombëtaren e tij, Gjermaninë.

“Jam i lumtur që jam kthyer. Unë jam duke shikuar përpara për sfidat e reja me Bayernin dhe me ekipin kombëtar dhe për kualifikimet për Kampionatin Evropian”.

”Pas një viti në të cilin ne kemi fituar dy tituj me Bayern dhe Botërorin me kombëtaren, unë vazhdojë të jem i ‘uritur dhe ambicioz’ ”, deklaroi Neuer.

Lajme të ngjashme

Back to top button