Kardavi – turqve: Mbështeteni Erdoganin

Lideri i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Musliman, Jusuf al-Kardavi, ka deklaruar mbështetjen e tij për garën presidenciale të kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Në një postim të publikuar sot në internet, Kardavi tha: “Unë mbështes lidershipin e ndershëm, të sinqertë dhe të fuqishm të Erdoganit dhe ftoj popullin turk për ta mbështetur atë.”

Teologu dhe publicisti, i cili konsiderohet si udhëheqësi shpirtëror i Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit, tha se Erdogan kishte diskredituar liderët arabë me mbështetjen e tij të fuqishme për palestinezët gjatë ofensivës së Izraelit kundër Gazës, si dhe mbështetjen e opozitës kunder regjimit sirian dhe kishte denuar qeverinë ushtarake në Egjipt.

Turqia i ka prerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin dhe Sirinë, dhe uli marrëdhëniet me Egjiptin në nivelin më të ulët diplomatik.

“Qëndrimi i Erdoganit na tregon se ai është dikush që Allahu na urdhëron që ta ndjekim,” shtoi Kardavi.

Turqia pritet te filloj votimet të dielën, e keto jane zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale. Krahas Erdoganit, Ekmeledin Ihsanoglu dhe Selahattin Demirtas janë kandidat poashtu. Sonadazhet kane treguar Erdogan ka shume gjasa te jete presidenti i pare turk zgjedhur me vota. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button