Nga e hëna kompanitë mund të paraqiten për masën për shlyerje të borxheve të qytetarëve

Kompanitë e interesuara për të marrë pjesë në masën e qeverisë për shlyerje të borxheve për kategoritë e ndjeshme mund të paraqiten deri të hënën. Përveç EVN Maqedoni, Banka Komerciale Tutunska Banka dhe Stopanska Banka janë paraqitur për pjesëmarrje në thirrjen e Qeverisë për shlyerje të borxheve.

E gjithë procedura për shlyerje të borxheve për kategoritë më të rënda sociale pritet të përfundojë në muajin tetor, ndërsa vlerësohet se do të përfshihen 50 mijë deri 100 mijë qytetarë.

Kërkesat për shlyerje të borxheve qytetarët mund ti paraqesin në qendrat për punë sociale në afat prej 30 ditëve nga dita e shpalljes së konkursit nga ana e Ministrisë së Financave.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button