Shtetasi nga Maqedonia lëndohet rëndë në një aksident në Serbi

Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Vranje-Vlladiçin Han në afërsi të Polomit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12 30 kur furgoni me targa të Italisë është përplasur me një veturë.

Sipas informacioneve të para tre persona janë të lënduar rëndë ndërsa një më lehtë.

Nga personat e lënduar rëndë është edhe shtetasi nga Maqedonia Adem D. (44).

Shtetasi nga Maqedonia është dërguar në spitalin ën Vranje por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në qendrën klinike të Nishit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button