Shkëlzen Berisha tërheq Arminën në politikë

Një prej çifteve më simpatike të momentit, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, dinë që në çdo detaj të tërheqin vëmendjen e publikun. Vetëm pak kohë më parë, në media qarkulluan edhe fotot e çiftit ku dukeshin të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Shkëlzeni kohët e fundit ka qenë mjaft aktiv sa i përket aktualitetit politik në vend dhe shpeshherë ka shprehur qëndrimin e tij në rrjetet sociale.

Një status në “Facebook”, djali i ish-kryeministrit Berisha ia ka dedikuar edhe vendimit të qeverisë “Rama” për regjistrimin e IMEI-t të celularëve, një çështje kjo mjaft e diskutuar këto ditë. Shkëlzeni u ka bërë thirrje miqve të tij të shumtë në rrjetin social, që të mos dorëzojnë IMEI-t e celularëve të tyre dhe të mos zbatojnë kërkesën e qeverisë. Së njëjtës thirrje i është bashkuar edhe e dashura e tij, Armina Mevlani. Ajo e ka shpërndarë këtë shënim të Shkëlzenit në murin e profilit të saj personal të “Facebook”, duke u bërë kështu një prej zërave ‘kundër’ vendimeve të qeverisë. Deri më tani showgirl-i ka qenë mjaft e tërhequr sa i përket jetës politike në vend, duke mos u shprehur rreth asaj çfarë ndodh në Shqipëri.(Bluetooth/BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button