fbpx

Recension: Liezh: Kryeministri Gruevski menjëherë prapa princit Uiliam dhe Kejt Midëlltonit

Edhe pse fotografitë rrallëherë kanë qenë shkak për recension në kuadër të Projektit për verifikimin e fakteve në media, ky është një rast i tillë. Shkaku: prezenca e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski në shënimin e fillimit të Luftës së Parë Botërore në Liezh, që i sfidoi mediat ta dallojnë pozitën e shefit të qeverisë së Maqedonisë në krahasim me kremin e politikanëve evropianë, në renditjen e tyre në binën kryesore në qytetin belg. Kryeministri është paraqitur se si qëndron “menjëherë prapa çiftit princëror nga Londra”, që don të thotë se Maqedonia dhe udhëheqësia e saj çmohen lartë, apo jo? A është kjo e vërtetë?

Liez-Gruevski-PrincLinku deri te artikulli origjinal: Liezh: Kryeministri Gruevski menjëherë prapa princit Uiliam dhe Kejt Midëlltonit

Data dhe koha e publikimit: 04.08.2014, 14:29

Data e recensionit: 07.08.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Kryeministri jonë e kishte nderin të jetë i ulur menjëherë prapa dukës dhe dukeshën nga Kembrixhi – princi Uiliam dhe bashkëshortja e tij Kejt Midëllton, kryetari francez, Fransoa Holand dhe kryetari gjerman Joakim Gauk”. Kështu duket një pjesë e lajmit në “Telegraf”.

Përndryshe, këtu, ky lajm është paraqitur mjaft i zbukuruar, madje ofrohet edhe video, ku shihet situata e njëjtë nga këndi i njëjtë, në një pjesë të sekondës, edhe pse video-materiali zgjat madje 4 minuta.

Fotografia nga ngjarja e njëjtë, por nga një rekurs tjetër, i inçizuar në mënyrë frontale (shih këtu) tregon qartë se kryeministri Gruevski as që është i ulur në tribunën e njëjtë, ku mysafirët qartë janë të ndarë në dy tabore: në njërin, tabori më i rëndësishëm në aspekt protokollar, ku janë të vendosur pasardhësit e fronit mbretëror dhe udhëheqësit e tjerë të vendeve (monarkët dhe kryetarët e vendeve), por në pjesën tjetër kur janë të vendosur kryeministrat dhe (ndoshta) mysafirët e tjerë. Gruevski është i ulur në rreshtin e dytë nga tre rreshtat e këtij segmenti të tribunës.

Këtë perspektivë të rrejshme, e cila është shembull i vrazhdë i konstruksionit të vrazhdë, e publikuan edhe shumë portaëe dhe shumë media të tjera, të cilët pasi në rrjetet sociale u kapën në këtë konstatim të rrejshëm, bënë ndryshime, kështu që sot nuk mund ta shihni mashtrimin e tyre, duke publikuar një seri tjetër tekstesh të tipit “Gruevski e ftoi çiftin e famshëm ta vizitojë Maqedoninë” me fotografi të re, ku shihet Gruevski duke zbritur nga bina menjëherë prapa trashëguesit të fronit, Uiliamit dhe bashkëshortes së tij, që është një rastësi nga e cila nuk duhet bërë aludime për ndonjë domethënie tjetër.

Shumë më me rëndësi se e gjithë kjo është ajo se a ka realizuar kryeministri ynë së paku kontakte me politikaë të tjerë të lartë nga kontinenti. Ja lista (shihni këtu), sipas të cilës kryeministri Gruevski “në mënyrë joformale ka biseduar me kryetarin në largim të Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso, me kryetarin bullgar, Rosen Plevneliev, kryetarin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq, kryetarin shqiptar, Bujar Nishani, si dhe kryetarin malazez, Filip Vujanoviq”. Domethënë me një ish-përfaqësues të BE-së (!) dhe me politikanë nga fqinjësia, me të cilët mund të shihet “prej dritares”. Dhe të gjithë ata, janë kryetarë shtetesh, e ne atje e dërguam – kryetarin e qeverisë, që gjithsesi flet për pozitën e krytearit të Maqedonisë, por kjo është temë tjetër.

Shndërrimi i këtillë i një fotosesioni nga një ngjarje që ka qëllim krejtësisht tjetër – përkujtimor, i cili në raportimet e mediave tona është harruar krejtësisht (!), në diçka tjetër, flet për atë se nuk ndërpriten përpjekjet mediatike për t’i graduar politikanët maqedonas “lartë në kontinent”, që është e pahijshme, gjithsesi fillimisht për shkak se nuk është e vërtetë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close