Air Serbia hap linjën ajrore Beograd-Tiranë

Shqipëria dhe Serbia do të lidhen tashmë me linjë ajrore midis tyre. Lajmi konfirmohet nga linja kombëtare ajrore e Serbisë, Air Serbia, e cila njofton se fluturimet Beograd-Tiranë do të nisin në datën 23 shtator të këtij viti. Shefi ekzekutiv i kësaj linje, Dane Kondic, e ka konsideruar këtë vendim si emocionues dhe shumë të rëndësishëm. Ai është shprehur se Tirana konsiderohet si një prej qendrave më të rëndësishme të biznesit dhe tregtisë në Europën Juglindore.

“Hapja e shërbimit drejt Tiranës është emocionuese dhe një veprim i rëndësishëm në rrjetin tonë rajonal. Linja e re do t’iu ofrojë mysafirëve tanë nga Tiranë më shumë mundësi zgjedhje për të udhëtuar në Beograd, apo në rajonin e Ballkanit, Mesdhe dhe Europë. Linja e re do të mbështës gjithashtu rritjen e shkëmbimeve tregtare midis Serbisë dhe Shqipërisë, pasi Tirana është një prej qendrave më të rëndësishme të biznesit dhe tregtisë në Europën Juglindore”, ka thënë Dane Kondic.

Lajme të ngjashme

Back to top button