Më 10 Gusht do të kemi Hënën më të madhe të vitit

Kush është i dhënë ndaj observimit te qiellit dhe fenomeneve qiellore, ne datën 10 Gusht te këtij viti, pra ditën e dielë do te ketë rast te shohë Hënën me te Madhe te pare gjate këtij viti, pasi ne këtë date te veçante, ajo do te jete ne Perigje, ose ndryshe ne piken me te afërt me Token.

Me saktësisht ajo do te ndodhet ne distancën minimale, vetëm 356/896 km larg nga Toka.
Me pamjen e saj magjepsëse, Hëna ka tërhequr gjithnjë vëmendjen dhe kuriozitetin e njerëzve ne Toke, por ne datën 10, ditën e dielë do te kemi një arsye me shume për te pare nga ajo.

Ne fakt nuk është hera e pare gjate këtij viti qe Hëna vjen e madhe për syrin tone, por sigurisht qe kësaj radhe ajo do te jete pamja me e madhe qe ajo do t’i ofroje njeriut.

Mesatarisht distanca Toke-Hënë është 384 mije kilometra, por ne 12 Korrikun e shkuar ajo u afrua ne 364 mije kilometra. Te dielën ajo do te afrohet edhe 10 kilometra te tjera, për te “qëndruar” “vetëm” 358.896 km larg nesh.
Afër Tokës ajo do te jete edhe ne datën 9 Shtator për te admiruar te treten Super Hënë për këtë vit.
Burimi: Nextme

Lajme të ngjashme

Back to top button