Wirtschaftsblatt: BE nuk ka lajme të mira për Maqedoninë

Të gjitha vendet ballkanike, përveç Maqedonisë, mund të presin lajme të volitshme nga rekomandimi i Komisionit Evropian për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian, thuhet në informacionin e radios së Beogradit B-92, e cila transmeton raportin e gazetës ekonomike të Vjenës “Wirtschaftsblatt“.

Në raport thuhet se Shqipërisë do t’i jepet status për kandidat në Bashkimin Evropian, Mali i Zi do të mund ta hap kapitulin kryesor të marrëveshjes, Serbia do t’i vazhdojë bisedimet e pranimit deri në janar, ndërsa Kosova do ta bëjë hapin e parë për në BE, me fillim të bisedimeve në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Gazeta e Vjenës vlerëson se procesi i vetëm për përafrim i Maqedonisë drejt BE-së, shkon “i trishtuar”, ndërsa arsyeja kryesore është bllokimi i Greqisë për çështjen e emrit. Gjithashtu, Brukseli, ka vlerësuar se situata politike në Shkup është më e keqe se vitin e kaluar, kryesisht për shkak të krizës qeveritare.

Lajme të ngjashme

Back to top button