Trajneri e kritikon Azemin: Ҫfarë po bëje në rrugë në 4 të mëgjesit?

Trajneri i Greuther Furthit, Frank Kramer, ka deklaruar se Iliri ka bërë një gabim të madh dje në mëngjes.
Tekniku i Greuther Furthit theksoi se Iliri bëri një gabim të madh pasi zgjodhi të dilte në atë kohë.

“Iliri e ka bërë një gabim të madh, kjo është ajo që mund të them tani”, u shpreh Kramer për Abendblatt.

“Sigurisht se mund të shtrohet pyetja se ҫfarë po bënte ai djalosh në atë kohë në rrugë?”, shtoi tutje trajneri i Furthit.

Policia gjermane është ende duke i bërë hetimet për të gjetur shkaktarin e aksidentit, teksa familjarët e Ilirit e kanë hedhur poshtë mundësinë që ai të ketë qenë i dehur. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button