Ngjela: Në grabitjen e Bankës kanë dorë tre kryeministra!

Një fakt tronditës dhe shumë domethënës publikon avokati Spartak Ngjela lidhur me skandalin e fundit, atë të grabitjes në Bankën e Shqipërisë: Në bankë janë grabitur 713 milion lekë nga 750 milion lekë që është kapitali i bankës! Duhet të dini një fakt i cili ende nuk është bërë publik, se vjedhja e 713 milion lekëve nuk është një gjë e thjeshtë, sepse ka karakter të theksuar juridik.

A e dini se sa është fondi themelues i Bankës së Shqipërisë? 750 milion lekë, aq është kapitali i bankës. C’janë këto birbo apo gangsterë që 713 milion lekë të Bankës së Shqipërisë u duken diçka e vogël. Pyetja që duhet ngritur në këtë rast është kjo: Si ka mundësi që një referent i thjeshtë i bankës së Shqipërisë të ketë mundësi të vjedhë fondin themelues të bankës? Askush nuk e beson këtë, vetëm naivët dhe jo profesionistët’ pohon Avokat Ngjela në intervistën e dhënë ekskluzivisht për gazetën ‘Telegraf’.

Ashtu si të gjitha pikat e kthesës apo ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në këto 24 vitet e fundit, Ngjela, një ndër politikanët e paktë me reputacion të besueshëm në vend, edhe për këtë ngjarje, vë gishtin mbi plagë’ dhe shton se ’Në atë bankë janë fshehur abuzimet e tre kryeministrave të fundit të Shqipërisë, për të mos thënë dhe arsye të tjera që janë sekondare’, shprehet Ngjela në një intervistë për gazetën ‘Telegraf’.

“Por, shqiptarët e kanë kuptuar dhe e dnjejnë, pikërisht pse Guvernatori i Bankës nuk jep dorëheqjen. Kush nuk e dëshiron dorëheqjne e Guvernatorit të Bankës. Tre kryeministrat e fundit. Po kryeministri i ri? Pardje qeveria shqiptare ka bërë një hap, por ju e të drejtë mund të pyesni, po kryeministri aktual, është dhe ky në hallin e tre parardhësve të tij në lidhje me Guvernatorin? Nuk besoj, se koha është e shkurtër, që nga shtatori i vitit 2013 e deri më sot, vështirë se mund të kemi ndonjë lidhje (koneksion) midis Guvernatorit dhe kryeministrit, por prekja që i bëri qeveria shqiptaren kësaj cështje të jep të kuptuar, se nuk është në pellgun e tre kryeministrave të tjerë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button