Shkup, edhe një protestë e bllokuar nga policia (FOTO-VIDEO)

Edhe sot policia i ndaloi protestuesit kundër rasteve të montuara politike ta përfundojnë protestën e tyre para Qeverisë. Kordoni policor u betonua te qendra “Mavrovasja” dhe nuk i la protestuesit të ecin më tej. Ata thanë që kjo është shkelje e të drejatve të njeriut pasi që protesta disa herë me radhë është e qetë dhe në të marrin pjesë fëmijë dhe gra. Më poshtë lexoni kronologjinë e protestave të ndjekura në terren nga gazetarja e Portalb.mk


14.40 Bedri Ajdari  familjar i të burgosurve në rastin ‘Monstra’ kërkon nga Gruevski dhe kabineti I tij të sqaroi pse ndalon protestat para qeverisë.

“Pse na ndalon protestat te Qeveria të cilat janë të paraqitura në mënyrë të rregullt dhe nuk ka dhunë. A mendojnë ata që nuk do të japin përgjegjësi për padrejtësinë që ua bëjnë shqiptarëve”, deklaroi Ajdari.


“Apelojmë te partitë shqiptare ti bashkëngjiten kësaj beteje e cila zhvillohet për të luftuar ata që ua ndalojnë të drejtat shqiptarëve. Jemi këtu në mbështetje të gjithë të burgosurve që padrejtësish janë burgosur nga kjo qeveri me gjykatë të politizuar dhe na ka vendosur para syve këtë kordon të turpshëm dhe skandaloz”, deklaroi Hysni Shaqiri -ish Deputeti.

Daim Luçi edhe njëherë i lexoj kërkesat e protestuesve të cilët kërkojnë lirimin e të burgosurve në rastin Monstra dhe atyre që u burgosën gjatë protestave.

‘Kërkesat tona janë shumë racionale. Vlerësimin që gjykatat janë të politizuara e kanë edhe ndërkombëtarët në të gjitha raportet e tyre. Ne do ta kërkojmë drejtësinë edhe në Strasburg pasi që kemi humbur shpresat se drejtësinë do të na sjellin gjykatat tona”, deklaroi Luçi.


“Maqedonia edhe pse në vitin 1995 e ka nënshkruajtur konventën e OKB-së për mbrojtjen dhe reflektimin e të drejtave të njeriut, ajo sot e kësaj dite nuk e respekton atë dhe vazhdon me shkeljen e të drejtave të njeriut posaçërisht të shqiptarëve”, deklaroi Idriz Sinani kryetar i IGFM.

Profesor Rexhep Abazi i cili tha se vjen nga Medvegja tha se përcjell mbështetjen e këtij rajoni ‘për vëllezërit tanë në Maqedoni që janë padrejtësisht të burgosur’.

Deklaratat përfunduan, marshi protestues ka filluar të shpërndahet.

Protesta 3

14.10 Në shenjë pakënaqësie protestuesit ia kthyen shpinën kordonit policor.

14.04 Kordoni policor është stacionuar te udhëkryqi te ‘Mavrovasja” dhe nuk lejojnë që protestuesit të depërtojnë për të protestuar para Qeverisë së Maqedonisë.

protesta 1

13.55 Bura gra dhe fëmijë protestojnë kundër rasteve të montuara dhe dënimin e shqiptarëve, marshi protestues është i qetë ndërsa protestuesit po afrohen drejt qendrës tregtare ‘Mavrovasja”.

13:40 Dhjetra protestues kanë filluar protestën nga kompleksi “Çairçanja” duke kërkuar drejtësi për rastin “Monstra”. Protesta pritet të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë, nëse lejohen nga policia dhe nuk formohet kordoni policor siç ishte rasti me protestat e mëparshme.

Protesta

buki

4

 

Lajme të ngjashme

Back to top button