Stano: Është spekulim se KE nuk do ketë komisar për zgjerim

Janë spekulime informacionet që komisari për zgjerim Shtefan Fyle të mos ketë trashëgimtar e që deri në 2019 kjo do thoshte të mos ketë pranim të asnjë anëtari të ri në Union.

Këtë në deklaratën për Telegraf.mk e thotë Peter Stano, zëdhënës i KE-së i cili sqaron se portofoli do të varet nga presidenti i ri i KE-së nga vendet anëtare.

Vendi i Komisionerit për Zgjerim Stefan Fyle në përbërjen e re të Komisionit Evropian mund të mbetet i zbrazët, pasi që deri në vitin 2019 nuk do të ketë pranim të anëtarëve të rinj, bëri të ditur një ditë më parë Dojçe Vele.

“Kjo mund të jetë një ogur i keq për të gjithë procesin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë dhe të gjithë procesin integrimeve evropiane të vendit”, shkroi kjo media gjermane.

Megjithëse kohëve të fundit ka pasur një angazhim të shtuar sidomos nga zyrtarët shtetërorë gjermanë e amerikanë, mësohet se Komisioni Evropian nuk mund të përfshihet më shumë zgjidhjen e kontestit të emrit

Lajme të ngjashme

Back to top button