Pesë inspektorë për 160 institucione

Në Maqedoni ka mungesë të theksuar të kontrollit sa i takon cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë. Të gjithë mund të pretendojmë se ky universitet është më i mirë se tjetri e që shpesh herë thirremi në rangime që bëjnë të tejrët, por si ligjërisht – ashtu edhe profesionalisht, nuk ka se kush të japë një vlerësim profesional për cilësinë e studimeve si dhe punës që bënë institucionet përkatëse.

Problemet qëndrojnë në defektet brenda sistemit të arsimit të lartë. Në radhë të parë, në Maqedoni nuk ekziston një institucion kredibël i cili do të gjykonte punën e fakulteteve, instituteve dhe shkollave të larta nga pikëpamja e cilësisë së studimeve, shkruan Koha.

Mekanizmi i kontrollit është inkorporuar brenda institucionit të akreditimit dhe që bie ndesh me parimin e objektivitetit.

Por pavarësisht kësaj, edhe si i këtillë në kuadër të Këshillit të Akreditimit dhe Evoluimit, kjo e fundit nuk ka arritur të funksionojë as sot e kësaj dite. Arsyeja e dytë, për të cilën mungon kontrolli i cilësisë, lidhet me mungesë e madhe të inspektorëve të arsimit të lartë, kurse e treta dhe jo më pak e rëndësishmja – ka të bëjë me disperzimin pa kriter të universiteteve publike, si pjesë e programtit qeveritar për rritjen e përqindjes së popullsisë me arsim të lartë. Marrë të tria faktorët bashkërisht, lirisht mund të thuhet se cilësia e arsimit të lartë në Maqedoni mund të jetë vetëm se e paramenduar, por jo edhe e konfirmuar nga mekanizma dhe institucione përkatëse.

Në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit (ISHA) thonë se kanë reaguar disa herë për mungesën e mekanizmit të kontrollit të jashtëm të cilësisë në arsimin e lartë, por pa rezultat.

Lajme të ngjashme

Back to top button