Recension: HARTË: Ja se si Ukraina planifikon ta kthejë Krimenë

Kemi një material të “mirë” për film të produksionit C. Zhanri, sipas situatës, do të ishte fantastikë shkencore me përfundim apokaliptik. Elemente ka – shkak, arsye, ndërlikim, kulminim dhe zgjidhje të situatës. Domethënë një “film i vërtetë artistik gazetaresk”, i cili me të vërtetë nuk ka asnjë pikë të përbashkët me realitetin.

27Linku deri te artikulli origjinal: HARTË: Ja se si Ukraina planifikon ta kthejë Krimenë

Data dhe koha e publikimit: 27.07.2014

Data e recensionit: 31.07.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

ARTIKULL I ZBRAZËT GAZETARESK

Bëhet fjalë për një tekst të shkurtër, por jashtëzakonisht të zbrazët, i cili mbështetet në gjithçka përveç në standardet profesionale gazetareske. Nuk mundet dhe nuk është e lejueshme që çdo skenar për Luftën e Tretë Botërore të cilin dikush do ta publikojë në internet, t’i plasohet publikut të vendit si informatë legjitime. Domethënë ukrainasit, sipas këtij teksti, përgatisin operacion të fshehtë me emrin “Oksamiti sezona 2014” për rikthimin e Krimesë, pas realizimit të suksesshëm të të cilit, Kievi, vini re tani, i ndihmuar nga NATO-ja, do ta sulmojë Rusinë. Mendoj se edhe Holivudi është tepër i vogël për një “skenar të këtillë të çmendur”. Teksti, nëse duam të jemi konsekuent, nuk jep përgjigje në një sërë pyetjesh kryesore, kur, si, pse etj. Vetëm e dijmë se do të ketë sulm, mirëpo jo edhe me çfarë fuqie do të sulmohet Rusia, kur do të ndodh kjo, pse do të hyhej në territorin e vendit më të madh në botë, nëse fillimisht rikthehet Krimeja, kush do ta miratojë këtë, çka do të thotë kjo dhe çfarë pasojash do të sjellë… Ajo që është edhe më me rëndësi, nuk është precizuar se kush e zbardh këtë “plan të zjarrtë”. Mirëpo, duke bërë një kërkim të vogël të mediave kredibile, me lehtësi konstatohet se sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për ndonjë veprim propagandues të dikujt në Ukrainë, që ka për qëllim ngritjen e moralit të banorëve të këtij vendi. Mirëpo, dikush në Maqedoni, këtë hartë dhe tekstin shoqërues e ka kuptuar si diçka që është reale dhe që, si artikull relevant, duhet t’i serviret publikut tonë. Aspak vërtetësi.

 

AS BURIME, AS INFORMATË, POR PROPAGANDË VIRTUALE

E ngjashme është situata edhe me burimet e informatave. Thjesht, ato nuk janë – as deklaratë, as referim te ndonjë medie tjetër, as link. Një asgjë e madhe.

Gjendja është pak më e mirë te përmbajtësia, e cila, ndoshta, them ndoshta do të jetë me rëndësi për adhuruesit e parashikimeve apokaliptike, teorive të konspiracionit, qërimit nuklear global të hesapeve. Nënkuptohet se tekstet e këtilla, kur të analizohen më mirë, kanë më tepër domethënie zbavitëse, se sa domethënie të mirëfilltë informative. Më saktë, përmbajtja e tyre, për shkak të mosargumentimit dhe zbrazëtirës, nuk është rezultat i angazhimit të mirëfilltë gazetaresk.

Nuk ka dilemë se a bëhet fjalë për tekst origjinal apo plagjiaturë – sistemi „copy-paste“, por me një gabim të madh, për shkak se është harruar të thuhet se origjinali është propagandë virtuale. Disa media këtë e kanë theksuar qartë. Gjithsesi, nuk duhet pasur asnjë dilemë se titulli absolutisht e plotëson senzacionalizmin, i cili, thjesht “buron” nga ky tekst.

Domethënë, nuk ka vërtetësi, aq më pak burime, mungon çfarëdo qoftë realiteti, e poashtu edhe angazhim i atij që e ka marrë tekstin, qëllimi i të cilit origjinal dhe kryesor ka qenë propaganda, e jo informimi. Mirëpo, qartazi, këtë dikush në mediat vendore nuk e ka vërejtur.

Lajme të ngjashme

Back to top button