Rebelët rrëzojnë një aeroplan ushtarak ukrainas

Ushtria ukrainase ka njoftuar se rebelët prorusë e kanë rrëzuar sot një aeroplan ushtarak të këtij vendi.

Zëdhënësi i ushtrisë, Vladislav Seleznyov ka thënë se aeroplani është rrëzuar rreth 40 km në verilindje të Donjeckut, zona kryesore që kontrollohet nga rebelët.

Ai ka thënë se piloti ka dal me sukses nga aeroplan i i goditur pasi ka arritur që ta largojë aeroplanin nga zonat e banuara.

Tani po kërkohet për gjetjen e pilotit.

Ushtria ukrainase ka humbur disa aeroplanë gjatë luftimeve katër mujore me rebelët e përkrahur nga Moska.

Muajin e kaluar, një aeroplan civil malajzian është rrëzuar në zonën e kontrolluar nga rebelët, me dyshimin se ai u godit nga separatistët, duke vrarë 298 pasagjerët në bord.

Lajme të ngjashme

Back to top button