Vetëvritet në qeli personi që vodhi dosjen mjekësore të Schumacher

Personi i cili vodhi dosjen mjekësore të Michael Schumacher ka vrarë veten në qelinë e burgut ku dhe ndodhej. Sipas mediave britanike, dosja ishte vjedhur dhe u ishte shpërndarë mediave e për këtë arsye personi që e bëri këtë u arrestua dhe priste gjykimin.

Por, sipas autoriteteve zviceriane të policisë, ai ishte vetëvarurnë qelinë e tij, duke i dhënë fund jetës. Ish-piloti i Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident me ski në dhjetor të 2013-ës dhe ka humbur ndjenjat duke qëndruar disa muaj në gjendje kome. Raportohet se tani ai është zgjuar dhe ndodhet në gjendje të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button