Yjet që i kanë thënë ‘Jo’ alkoolit

Numri i personave publikë që kanë shkatërruar jetën dhe karrierën e tyre nga konsumi i tepërt i alkoolit është i madh. Ka mjaft aktorë dhe këngëtarë të cilët kanë humbur jetën pasi kanë qenë të varur nga droga dhe alkooli.

Po ashtu, shpesh kemi dëgjuar për arrestimin e ‘Yjeve’ për shkak të sjelljeve dhe veprimeve negative nën ndikimin e alkoolit. Por pavarësisht kësaj, ka ende të tillë që kanë pasur guximin që të largohen nga ky ‘ves’ i keq dhe ne po ju sjellim disa prej tyre.

Dy aktoret nga “Sex and the City”, Kristin Davis dhe Kim Cattrall, nuk konsumojnë alkool. E para që nga mosha 22-vjeçare nuk e ka shijuar pijen, kurse e dyta asnjëherë në jetë nuk ka qenë e dhënë pas alkoolit.

Aktori skocez, Gerard Butler, ka 15 vite që nuk e pi alkoolin, duke qenë se si i ri (gjatë moshës 14-27 vjeçare) ka qenë i varur nga pija.

Në këtë listë bën pjesë bukuroshja Tyra Banks, e cila në të kaluarën ka thënë se asnjëherë nuk ka mundur ta paramendojë veten në grupin e njerëzve që gjejnë kënaqësinë në alkool.

Edhe aktori irlandez, Colin Farrell, ka hequr dorë nga alkooli prej 8 vitesh që kur ai ishte i varur prej tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button