5 truke për të pasur buzë perfekte

Të gjithë e dinë që buzët janë një prej armëve me joshëse të botës femërore. Ndaj kujdesi për to është shumë i rëndësishëm.
Me poshtë është një liste prej pese këshillash të cilat rekomandohen për të pasur gjithmonë buze perfekte.

1. Përdorni vazhdimisht buzëkuqin që garanton përveç të tjerave edhe hidratimin e tyre. Këto produkte sigurojnë pastrimin tyre prej qelizave të vdekura, por edhe qarkullimin në to, duke ndihmuar një farë zmadhimi të tyre. Rekomandohet edhe përdorimi i furçës dhe dhëmbëve, me të cilën kryejmë fërkimin delikat të tyre.

2. Përdorni lapsin e buzëve. Këshillohet që ngjyra e tij të jete e kombinuar me ngjyrën e të kuqit të buzëve. Kjo do të shërbejë para se gjithash në përforcimin e tonit të buzëkuqit, por edhe në konfigurimin e tij. Për të marre një perceptim të zmadhuar të buzëve, këshillohet përdorimi edhe i lapsit me ngjyrë të bardhë, i cili përdoret për të ngjyrosur pjesën e sipërme të buzëve.

3. Përdorimi i shkëlqyesit të buzëve. Ky rekomandohet të përdoret në pjesën qendrore të buzëve, si poshtë edhe lart. Në këtë mënyrë ato do të duken më shumë mishtore. Përpara aplikimit të shkëlqyesit, përdorni buzëkuqin.

4. Përdor buzëkuq të cilësisë se mirë. Arsyeja është e thjeshte. Pas përdorimit, një pjese e tij kalon dhe neë organizëm përmes gojës. Ndaj, e rëndësishme është qeë para se gjithash ai të mos jetë toksik. Ndërkohë, edhe ato buzëkuqë që mbetën me gjatë në buze janë të dëmshëm pasi janë agresive për to.

5. Pas përdorimit te buzëkuqit, këshillohet që mbi to të kalohet një letër e pastër, që në një farë mënyre bën vulosjen e të gjithë kujdesit për to, por nga ana tjetër, gjurmët e buzëve të tua përmbi atë letër është vënë re se kanë një efekt pozitiv psikologjik tek partneri.

Lajme të ngjashme

Back to top button