SHBA përkushtohet edhe në ‘çështjet më të vogla’ si Maqedonia

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, SHBA-ja do të punojë edhe në çështjet siç është kontesti për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë, deklaroi Din Pitman, ndihmës sekretar amerikan i shtetit në brifingun në të cilin i prezantoi prioritetet amerikane për Asamblenë e Përgjithshme, e cila fillon javën e ardhshme.

Pitman u përgjigj në pyetje të gazetarëve për atë nëse administrata e SHBA-së do të ketë mundësi të punojë edhe në këtë çështje më të vogël, përveç problemeve të mëdha të botës si lufta në Siri ose Pranvera arabe.

“Nëse shikojmë se kush do të jenë në Nju-Jork, atje do të kemi mundësi t’i kushtojmë vëmendje edhe çështjeve më të vogla, përveç çështjeve më të mëdha. Do të ketë delegacione nga çdo vend i botës, pjesa më e madhe nga funksionarë të Stejt departamentit gjithashtu do të jenë në Nju-Jork, sekretari i shtetit, ndihmës sekretarët dhe do të ketë mundësi të shfrytëzohet edhe ajo për çështjet e tilla më të vogla, e cila e di që nuk është çështje e vogël, sepse po të ishte e vogël, deri tani do të ishte zgjidhur”, deklaroi Pitman. Ai më vonë në pyetje të gazetarëve e vendosi kontestin për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë në kategorinë e konflikteve të ngrira, si kontesti territorial midis Armenisë dhe Azerbejxhanit.

Në Asamblenë e Përgjithshme në Nju-Jork nga ana e Maqedonisë është paraparë të marrin pjesë kryetari i Qeverisë së Maqedonisë Nikolla Gruevski, i cili para Asamblesë së Përgjithshme do të ketë fjalim më 27 shtator dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.

Delegacionin grek do ta kryesojë ministri i Punëve të Jashtme Evangelos Venizelos: Disa burime diplomatike greke deklaruan se është e mundur që edhe kryeministri grek Andonis Samaras të vijë në Nju-Jork, edhe pse kaloi vetëm një muaj pas vizitës së tij në Nju-Jork dhe Uashington.

Samaras ka menduar që ta vizitojë Uashingtonin për hapjen e ekspozitës bizantine në Galerinë nacionale të arteve, më 6 tetor si dhe për takime me kongresistë, të cilët munguan nga Uashingtoni gjatë vizitës së tij në muajin gusht, por megjithatë, kjo vizitë me siguri nuk do të realizohet.

Ndihmës sekretari Pitman paralajmëroi se çështja kryesore në të cilën SHBA-ja do të punojë në Nju-Jork, gjegjësisht siç tha “elefanti në dhomë”, do të jetë lufta në Siri, presidenti amerikan Barak Obama, i cili do të jetë në Nju-Jork së bashku me sekretarin e shtetit Xhon keri, do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të martën, ndërsa njëherit do të ketë takime bilaterale me sekretarin e përgjithshëm të KB-së Ban Ki-mun si dhe tre takime bilaterale-me udhëheqësit e Nigerisë, Libanit dhe territoret palestineze.

Por mbetet mundësi e hapur për Obamën të mbajë takim historik me presidentin e sapozgjedhur iranian Hasan Rohani. Rohani, në një kolumnë e publikuar në “Uashington post kërkoi që takimi i tillë me Obamën, në të cilën do të bisedohej për programin bërthamor iranian, por edhe për luftën në Siri, ku SHBA-ja e akuzon Iranin se i armatos forcat e regjimit të Bashar al Asadit.

Sekretari i shtetit Keri do të ketë takim me kolegun e tij rus Sergej Lavrov, në të cilin do ta vazhdojnë iniciativën diplomatike për zgjidhjen e luftës në Siri, pas përdorimit sirian të armës kimike ndaj civilëve. (INA)

Lajme të ngjashme

Back to top button