Shkupi jeton, komunat mbijetojnë

Nuk ka zhvillim të barabartë të komunave, më shumë para harxhohen për Shkupin. Në Shkup janë përqendruar më shumë se 70 përqind nga të shpenzimeve kapitale të shtetit.

Gjithashtu gjysma e ekonomisë është në Shkup. Në kryeqytet jetojnë 25 përqind e banorëve të shtetit dhe ato ndihmojnë me rreth 46 përqind të Bruto Prodhimit Vendorë.

Kryetari i Komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski thotë se asgjë nga ajo që ishte planifikuar me decentralizimin nuk është realizuar.

“Nuk ka kapacitet fiskal për çfarëdo investime, për zhvillim të programeve, për zhvillim ekonomik lokal, e gjitha ajo që duheshe të realizohet me decentralizimin e komunave”, shprehet Damjanovski.

Ndërkaq, sipas raportit të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se shuma më e madhe e parave në këtë rajon shkon kryesisht për zhvillimin e arsimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button