Kush po përfiton nga reklamat qeveritare?

Tendencat e qeverisë për të ngritur vetëdijen e shoqërisë nëpërmjet fushatave reklamuese vazhdon me paralajmërimin e fundit për fushatë të re që duhet të mësojnë qytetarët se si të ushqehen shëndetshëm.

E njëjta do të kushtojë rreth gjysmë milioni euro, ose thuajse aq sa janë shpenzuar në fushatat për optimizëm ose respektim të vlerave, për rritje të respektit dhe tolerancës mes njerëzve, për promovim të vlerave familjare, për nxitje të shprehive të mira për përmirësim të turizmit dhe të tjera.

Nga “Transparens Interneshenëll” thonë se qëllimi i ngritjes së vetëdijes tek qytetarët është i mirë, por problemi është aty se vendi ka shumë fushata të cilat kanë komponentë populiste dhe të cilat promovojnë politika të caktuara tek qytetarët pa dhënë mundësinë për zhvillim të vetëdijes kritike.

Por, problemi më i madh, sipas Sllagjana Tasevës, është shuma e parave që shpenzohet dhe procedura e zbatimit që le shumë dyshime për shumë keqpërdorime.

“Prej këtu rrjedh çështja e blerjes së mediave, kontrollimin e tyre nëpërmjet këtyre fushatave, dhe madje edhe çështja e larjes së parave, sepse kemi parë se nëpërmjet këtyre shtëpive konsultuese nëpërmjet të cilave organizohen fushatat, në të vërtetë nxirren para që shfrytëzohen për qëllime tjera”, thotë Sllagjana Taseva, njofton REL.

Arif Musa, ish përfaqësues i Antikorrupsionit thotë se fushatat nuk duhet t’i realizojë Qeveria, por Organizata joqeveritare dhe joprofitabile, sepse kështu lihet mundësi për keqpërdorim të resurseve shtetërore për qëllime promovuese.

“Nuk mund qeveria ose ministritë konkretisht të reklamojnë për punët e tyre. Ata kanë për detyrë për atë paguhen me mjetet e buxhetit, dhe tani plus reklamohen”, thotë Musa.

Reklamat qeveritare filluan në vitin 2008. Njëmbëdhjetë fushata për vetëm një vit buxhetit i kanë kushtuar thuajse 7 milionë euro. Më shumë reklamohen edhe aktivitetet e ministrive, komunave dhe Ndërmarrjeve publike.

Nga Qeveria deri më tani nuk kanë dalë me informacione zyrtare sipas cilave kritere shpërndahen reklamat dhe cilat janë efektet prej tyre.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Përfitojn kompanit klanore të VMRO dhe BDI në të shumtën e rasteve One Person Company. Këto jreklama jan vetëm larje parash të vjedhura nga buxheti i shtetit.

Back to top button